Rita nuk duket se brengoset për telashet që po ju shkakton fqinjëve gjatë izolimit

Rita nuk duket se brengoset për telashet që po ju shkakton fqinjëve gjatë izolimit

Ajo thuhet se i ka lënë të zemëruar vendasit në vendin ku është duke kaluar mbylljen e COVID-19, në një shtëpi në fermë me qira 150 milje larg nga vendbanimi i saj në Londër.

Sidoqoftë, Rita Ora e ndërpreu dramën e përfolur në media, ndërsa ndau një ‘selfie’ marramendëse me fansat të enjten natën.

Në rrjetin social Instagram, këngëtarja 29-vjeçare tregoi dukjen e saj atraktive, ndërsa pushonte në dhomën e gjumit të banesës së saj të marrë me qira. Rita dukej e bujshme në imazhet e saj, teksa pozonte me flokët e lëshuara lirshëm dhe një kordele të bukur në kokë.

Interpretuesja e hitit “How To Be Lonely” kishte vënë si aksesorë një mori qaforesh prej ari, ndërsa pozonte me shumë stil para kamerës.

Rita u lajmërua sërish më vonë në Instagram, duke publikuar për ndjekësit një video të vetes, ku shihej në kuzhinën e saj, teksa i bashkohej kauzës “Clap For Carers”, për të duartrokitur mantel-bardhët.

Rita thuhet se po qëndron me pesë vetë në një pronë rurale, Cotswolds në Anglinë jug-perëndimore në një udhëtim të rezervuar para pandemisë coronavirus që mbërtheu kombin. Me këtë grup miqsh ajo po punonte në albumin e saj të ri. Rita dhe miqtë thuhet se i kanë lënë banorët e zonës të zemëruar për shkak të mos-respektimit të rregullave në këtë kohë karantine.

 

Historia e filmit “Cirku Fluturues”