fbpx

Rita Ora anulon koncertin shkak i një infeksioni në gjoks

Rita Ora anulon koncertin shkak i një infeksioni në gjoks

Këngëtarja kosovare, Rita Ora ka njoftuar fansat e saj se nuk do të performojë në festivalin “Solsticit” pasi që është sëmurë.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Ora ka thënë se ajo është duke u trajtuar për një infeksion në gjoks, andaj mjekët i kanë rekomanduar të pushojë dhe të shërohet.

“Jam shumë e mërzitur të i njoftoj ndjekësit ne Islandë që nuk  jam në gjendje të performojë ashtu siç ka qenë e planifikuar. Kam qenë duke u trajtuar për një infeksion në gjoks dhe jam këshilluar nga mjekët që të pushojë dhe të shërohem. Isha shumë e ngazëllyer për të kaluar kohë në Islandë dhe të bëhem pjesë e këtij festivali. Unë asnjëherë nuk bëjë ndonjë anulim pasi që jam gjithmonë mirënjohëse, jam shumë e zhgënjyer dhe zemërthyer që do t’i braktis fansat e mi të mrekulleshëm. Më vjen keq që nuk jam aty me ju. Ju dua të gjithëve dhe ju falënderojë për mbështjen tuaj. Pres që festimi i Solsticit 2020 të më gjej me ju”, ka njoftuar Rita. /Insajderi.com