Rita Ora dhe Thomas Sabos në bashkëpunim për ‘frutin e ndaluar’

Rita Ora dhe Thomas Sabos në bashkëpunim për ‘frutin e ndaluar’

Thomas Sabo ka njoftuar dy koleksione të reja vjeshtë / dimër 2020, të lëshuara në bashkëpunim me ambasadoren e markës Rita Ora, njofton Insajderi.

Njoftimi zbulon linjat Magic Garden dhe Magic Stone për markën, e cila është ndikuar nga historia biblike Garden of Eden për atë që e ka quajtur si ‘Magic of Jewellery’.

Dizajnet prej argjendi të pastër i bëjnë homazh natyrës, si dhe miteve magjepsëse të botës dhe simbolikës së tyre.

Linja Magic Garden magjeps me gjarpër, mollë dhe ngjyra të zeza dhe të kuqe, të shoqëruara me veshje ari të verdhë-18 karat.

Ndërkohë, Magic Stones përdorë gurë të çmuar me cilësi të lartë, të prerë me dorë dhe të vendosur saktësisht në ambiente të hapura, të veshura me ar. /Insajderi.com