Rita Ora do të dijë se kush spiunoi festën e saj ilegale

Rita Ora do të dijë se kush spiunoi festën e saj ilegale

Rita Ora ka nisur një hetim se kush mund të ketë ekspozuar festën e saj të paligjshme këtë ditëlindje.

Ajo beson se një nga miqtë e saj informoi policinë në lidhje me festën gjatë bllokimit, siç zbuloi këtë të hënë, gazeta “The Sun”, njofton Insajderi.

Thuhet se këngëtarja nga një plan për të zbuluar fajtorin ndër 30 miqtë e saj që ishin të ftuar në festë.

Një burim i brendshëm për gazetën “The Sun” tha: “Ky zbulim [festa e ditëlindjes] e ka lënë këngëtaren shumë të poshtëruar, pa përmendur këtu faktin që kjo i kushtoi edhe financiarisht, pasi ajo ka pranuar të paguajë një gjobë prej 11 mijë eurosh”.

“Disa nga njerëzit e saj më të besuar i kanë pëshpëritur në vesh duke sugjeruar se një nga të ftuarit ose një mik inatçi që nuk mori një ftesë mund ta ketë spiunuar atë”.

Në anën tjetër, Kensington dhe Këshilli i Chelsea, po heton më tej shkeljen e pretenduar të bllokimit dhe rregullave anti-COVID. /Insajderi.com