Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha apo Ava Max?

Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha apo Ava Max?

Katër pop këngëtare me prejardhje shqiptare janë rivale momentale në show bizin nderkombëtarë. Pa dyshim që të gjitha janë shumë të talentuara, jo rastësisht kanë arritur të depertojnë fuqishëm në arenën nderkombëtare.

Cila është më e mira, është vështirë për ta thënë, por cila po korrë më shumë sukses në muzikë mund të arrijmë në përfundime duke analizuar sukseset e tyre në rrjetet sociale dhe në platformat muzikore.

Nëse analizojmë spotify e para dukshëm prin Dua Lipa, madje Dua gjendet në top 25 artistët më të degjuara në botë në spotify, duke lënë mbrapa emra të mëdhenj si Lady Gaga, Sia, Shawn Mendes, Katy Perry e të tjerë. Vetëm super hiti New Rules është dëgjuar mbi 1.1 miliardë herë në Spotify, duke u rradhitur kënga e 14-të më e dëgjuar në histori të spotify.

Dua është artistja e parë femër në botë që ka tre këngë me mbi 800 milion streams në Spotify.

E dyta sipas degjushmërisë në spotify rradhitet Bebe Rexha  12 pozita mbrapa Dua Lipes, falë bashkëpunimeve të shumta me artistë të njohur, më e dëgjuara e Bebes është In The Name of Love, më Dj-n e njohur Martin Garrix.

E treta në listë është Rita Ora, pauzat e gjata mes albumeve  kanë bërë që Rita të jetë më pak e dëgjuar në këtë platformë se sa Dua dhe Bebe të cilat kanë qenë më aktive viteve të fundit. Falë albumit të fundit edhe Rita ka filluar të ketë ngritje në Spotify.

Edhe pse ka shumë pak këngë të realizuara Ava Max është mjaftë e dëgjuar në spotify, Sweet But Psycho është dëgjuar afro 600 milionë herë, ndërsa kënga e dytë So Am I po ecen gjithashtu mjaft mirë.

Nëse i krahasojmë në platformën Youtube prapë është Dua Lipa ajo që prinë pa konkurrencë, falë New Rules që ka më shume se 1.8 miliard shikime në videon oficial, duke i anashkaluar qindra miliona shikime që ka marrë për të njëjten këngë por në kanale të ndryshëm.

Prapë e dyta qëndron Bebe Rexha, e treta Rita Ora, dhe e katërta Ava Max. Nësë do ti referoheshim vetëm Youtube-s, do të ishte edhe Era Istrefi në këtë mes falë hitit BonBon që numëron 673 milion shikime.

Në rrjetin social Instagram është Dua që prin përseri mes kolegëve duke mbledhur 31.2 miljona followers, që është dukshëm shumë para Rita Ores që qendron kësaj here e dyta me 15 milion followers. Bebe e treta me 8.6 milion , ndërsa Ava Max sapo ka filluar të ketë ngritje në rrjetet sociale, pasi që edhe ka filluar të prekë famen shumë më vonë . Deri më tani ka 675 mijë ndjekës në instagram.

Vlenë të theksohet që edhe reagimi i fansave në foto është dukshëm më i  madh te profili i Dua Lipes, ka raste kur numri i pëlqimeve në foto të Dues arrin 4 milion .

Nëse flasim për Twitter është Rita që prinë e para me 6.8 milion ndjekës, duke pasuar Dua me 3.2, Bebe me 1.4 dhe e fundit Ava me 57 mijë.

Edhe për çmime në festivale të mëdha, është Dua ajo që prin prap, duke rrembyer edhe dy çmime në grammy awards, festivalin më prestigjioz të muzikës në botë.

Pra sipas kësaj analize të thjeshtë del që Dua Lipa prin dukshëm në sferën e muzikës krahas kolegeve të saj me origjië shqiptare. Shijet mund të jenë të ndryshme, e besa shpesh here të ndikuar nga motive kombëtara, siç ndodhë shpeshë që shqiptart të jenë më të lidhur me Rita Ore duke u nisur nga fakti që Rita ishte e para që theu barrjerat.

Mirëpo faktet thonë që në nivel global Dua Lipa është shqiptarja më e dëgjuar në planet.