Rita Ora e quan ‘çmenduri’ performancën e saj në Kullën Eiffel

Rita Ora e quan ‘çmenduri’ performancën e saj në Kullën Eiffel

Këngëtarja, Rita Ora së fundi ka realizuar një prej koncerteve më të veçanta në karrierën e saj muzikore.

Ajo ditë më parë ka mbajtur koncert recital në Kullën Eiffel, në Paris, teksa shkëlqej me performancën.

Përmes llogarisë së saj në Instagram, Rita ka ndarë fotografi me dukjet e ndryshme që kishte veshur gjatë koncertit duke e quajtur çmenduri.

“Më shumë momente nga Parisi!! Të jesh në krye të Kullës Eiffel është çmenduri!! Dhe erë. Shpresoj që të gjithëve ju ka pëlqyer ta shikoni shfaqjen”, ka shkruar Rita.

Ndryshe, artistja e famshme aktualisht po shijon romancën me regjisorin, Taika Waititi, me të cilin doli publikisht edhe gjatë parakalimit në eventin Met Gala.

Këngëtarja, Rita Ora

Qifti tani po jetojnë në Los Angeles së bashku, dhe lidhja e tyre veçse po shkon duke u forcuar çdo ditë e më shumë.

Taika Waititi ka qenë i martuar më herët me producenten, Chelsea Winstanley, por ata u divorcuan në vitin 2018./Insajderi.com