Rita Ora gatoi dhe ne na shkoi goja lëng!

Rita Ora gatoi dhe ne na shkoi goja lëng!

Rita Ora shkëmbeu veshjet glamuroze me një përparëse dhe iu fut kuzhinës për të gatuar, njofton Insajderi.

Në llogarinë e saj në Instagram ajo ndau pjatat të cilat kishte gatuar dhe është pak të thuhet se na shkoi goja lëng!

Këngëtarja fillimisht përgatiti një pjatë sallate më panxhar. Kjo recetë super e thjeshtë sallate kombinon në mënyrë të përsosur aromën e fortë të panxharit të freskët të pjekur lehtë në vaj ulliri me shijen e butë të majdanozit shoqëruar me djath dhie ose edhe feta.

No description available.

Në ndërkohë, pjata kryesore po gatuhej në anën tjetër. Peshk i marinuar në vaj ulliri me limon, i mbështjellë në miell, duke i shtuar më pas pak majdanoz dhe piper. Këngëtarja e la të piqet në furrë për 20 minuta.

No description available.

Pjata kryesore u shoqërua edhe me perime si karota, brokoli dhe lakër të ziera në avull.

No description available.

Rita Ora nuk zbuloi se më kë po ndan këtë gosti por që kushdo që ishte i ftuar me shumë gjasë ka lënë gishtat në pjatë! /Insajderi.com