Rita Ora ka dy arsye për të festuar këto ditë

Rita Ora ka dy arsye për të festuar këto ditë

Pak javë më parë, Rita Ora lansoi mini-albumin “Bang” dhe deri më tani këngëtarja ka marrë vlerësime të mira sa i përket rikthimit të saj në vitin 2021, pas një viti përplot skandale dhe thyerje rregullash, njofton Insajderi.

Në një postim të fundit në Instagram, Rita shkruan se ka sy arsye shumë të rëndësishme për të festuar brenda një jave.

Albumi i saj i ri ka arritur mbi 20 milionë dëgjime në platformën “Spotify” dhe kënga “How we do (Party)” ka nëntë vjet që është lansuar.

Publikimin e këngës ajo e cilësoi si një moment epik në jetën e saj, një këngë që ndryshoi gjithçka përgjithmonë.

“2 gjëra për të festuar këtë javë! Kënga ime e dytë “How we do (party) bën 9 vjet sot! Uau ky ishte një moment epik për mua në jetën time, më ndryshoi gjithçka përgjithmonë! Jam gjithmonë mirënjohëse për fansat e mi të bukur gjatë këtyre viteve! Dhe… #BANG mbi 20 milionë dëgjime në Spotify! Nuk mund ta kisha bërë këtë gjë pa të gjithë ju! Cila këngë ju ka pëlqyer më shumë”, ka shkruar Rita në një postim. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)