fbpx

Rita Ora në telashe me fansin e saj, tentoj t’i hyjë në shtëpi

Rita Ora në telashe me fansin e saj, tentoj t’i hyjë në shtëpi

Rita Orën këngëtaren me famë botërore me origjinë shqiptare ka hasur në telashe me një fans të saj. Ajo është përndjekur së fundmi nga një fans i çmendur pas saj i cili dyshohet të jetë me shqetësime të shëndetit mendor.

Siç ka bërë të ditur këngëtarja për “Daily Star” ky fans ishte i bindur se ata kishin një lidhje së bashku. Ky i fundit i ka kërkuar madje që të dy të bashkëjetojnë dhe e ka ndjekur Ritën deri në shtëpinë e saj duke e frikësuar për vdekje dhe duke lene një çantë me gjësendet e tij në derë.

Ai ishte i bindur që ajo i kishte kërkuar ndjekësit të vinte të zhvendosej në shtëpinë e saj përgjithmonë dhe kjo gjë e kishte tmerruar Ritën e cila është larguar menjëherë e nga shtëpia dhe nuk arriti ta kuptonte se si një person me të cilin ajo nuk kishte folur kurrë arriti të zbulonte adresën e shtëpisë së saj.

“Është e tmerrshme të mendosh që në shtëpinë që e ke bërë vetë të mos ndihesh e sigurtë dhe sigurisht që e kam rritur sigurinë me 200% “ – u shpreh ajo.

Shtëpia e saj e re kushton jo pak por 4.15 milion, shumë pranë familjes Beckham në Londër.