Rita Ora nuk u ndje e izoluar vetëm fizikisht gjatë bllokimit të pandemisë

Rita Ora nuk u ndje e izoluar vetëm fizikisht gjatë bllokimit të pandemisë

Rita Ora është ndjerë e izoluar muzikalisht gjatë bllokimit të pandemisë, njofton Insajderi.

Këngëtarja ishte shumë e lumtur kur iu dha mundësia të hynte në studio për të punuar në albumin tashmë të lansuar “Bang”, pas disa javësh e bllokuar në shtëpi pa mundësi të kontakti fizik me bashkëpunëtoret dhe producentët e saj.

Duke folur për krijimin e albumit të ri ajo tha, “Ndihem për mrekulli tani që u ktheva, në një studio prej vërteti me instrumente”.

“Marr energjinë e të tjerëve. Nuk do të gënjej, u bë pak e çuditshme u ndjeva muzikalisht e izoluar, diçka që nuk kisha përjetuar asnjëherë”.

Por, sipas këngëtares, e gjithë kjo kohë e pezulluar nga aktivitetet e saj i dha asaj kohën e duhur të kuptojë se cili do të jetë hapi i radhës. /Insajderi.com