Rita Ora paralajmëron albumin e ri

Rita Ora paralajmëron albumin e ri

Rita Ora, ylli botëror me prejardhje shqiptare, po vazhdon krijimtarinë e saj të suksesshme thotë telegrafi.com.

Këngëtarja 27 vjeçare vitin e fundit ka sjellë shumë këngë të reja dhe ka mbajtur koncerte në të gjithë botën.

Në një intervistë të dhënë për MTV, ajo ka folur për planet e saj të ardhshme.

Mes tjerash ajo ka zbuluar që është në pregatitje të albumit të ri, në të cilin ajo do të përfshijë këngë të reja të padëgjuara më parë.

“Jam duke punuar shumë në albumin tim më të ri. Do të ketë këngë të reja të padëgjuara, por edhe disa që tashmë kanë arritur suksese. Jam e lumtur me punën që kemi bërë si ekip”, ka thënë Rita për MTV-në.

Mes tjerash ajo ka paralajmëruar edhe disa koncerte në Amerikë dhe Evropë.