Rita Ora përlotet në koncertin që organizoi familja e DJ-it të ndjerë Avicii

Rita Ora përlotet në koncertin që organizoi familja e DJ-it të ndjerë Avicii

Rita Ora ka falënderuar familjen e Aviciit  për organizimin e një koncerti me qëllim ndërgjegjësimin për shëndetin mendor.

Ajo ka publikuar disa video duke performuar hitin e tyre të përbashkët, “Lonely together” ndërsa e emocionuar shkruan:

“Dua të falënderoj familjen e @avicii për organizimin e kësaj për të rritur ndërgjegjësimin për shëndetin mendor veçanërisht brenda industrisë së muzikës.

“Shpesh suksesi mund të shihet si një përfaqësim që dikush po bën mirë edhe mendërisht, megjithatë ne mund të shohim këtu se ka shumë punë për të bërë, faleminderit për të gjithë 60,000 prej jush dhe ata që shikojnë në shtëpi dhe familjen e Tim”.

Këngëtarja ndau gjithashtu një citim nga babai i të ndjerit, i cili shkruante: “Ne duam që ky koncert të ndihmojë në vendosjen e temës në axhendë dhe t’i kushtojë vëmendje stigmës që rrethon sëmundjen mendore dhe vetëvrasjet.

Politikat dhe mjetet janë të nevojshme për të zbuluar rreziqet dhe për të parandaluar vetëvrasjet,veçanërisht në mesin e të rinjve.” – Klas Bergling, babai i Aviciit”.

Pjesë e koncertit u bënë edhe emra të tjerë të njohur të muzikës si Adam Lambert, Mchelle Gonzalez dhe David Guetta.