Rita Ora pjesë e kampanjës së UNICEF për mbajtjen e maskës në vende publike

Rita Ora pjesë e kampanjës së UNICEF për mbajtjen e maskës në vende publike

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është bërë pjesë e kampanjës më të re të UNICEF.

Kjo kampanjë për qëllim ka vetëdijësimin e popullatës për mbajtjen e maskave në publik, si masë mbrojtëse kundër pandemisë Covid-19.

“Jam shumë e shqetësuar që ka aq shumë njerëz në Kosovë që janë prekur nga virusi Korona. Ju lutem mbrojeni veten dhe më të dashurit tuaj. Vëjeni maskën, respektoni distancën sociale dhe kujdesuni për higjenën tuaj”, thotë Rita.

Ajo vazhdon duke thënë “Unë jam duke bartur maskën time sa herë jam jashtë shtëpisë, në mënyrë që të vij prapë në Kosovë te ju dhe të festoj përfundimin e këtij virusi.”/Insajderi.com