Rita Ora po i futet të 30-tave më rehat se kurrë

Rita Ora po i futet të 30-tave më rehat se kurrë

Rita Ora tha se ajo tani është ‘gruaja që gjithnjë donte të ishte’ në prag të ditëlindjes së 30 dhe pranoi se ajo ka mësuar shumë nga gabimet e të 20-tave.

Në një intervistë ekskluzive me “Standard” thotë se ishte me fat që pati mundësinë të mësonte nga gabimet e saj, njofton Insajderi.

“Jam gruaja që dua të jem. 30-shi i madh! Jam rehat në lëkurën time si asnjëherë më parë”, tha këngëtarja.

Ora, e cili ka lindur në Kosovë, por u zhvendos në Londër si fëmijë, shtoi: “Unë kurrë nuk kam pasur një jetë normale 20-vjeçare, por nuk do ta ndryshoja atë për asgjë në botë”.

“Është diçka që vura re gjatë bllokimit të pandemisë. Nuk kam pasur kurrë një jetë ku mund të dalësh të ecësh rrotull apo në oborrin tënd dhe të mos i interesojë askujt”.

Krijuesja e plot hiteve ndërkombëtare, mezi po pret për ditëlindjen e saj këtë 26 nëntor. /Insajderi.com