Rita Ora, shkak i problemeve mes çiftit Beckham

Rita Ora, shkak i problemeve mes çiftit Beckham

Çifti David dhe Victoria Beckham janë temë e mediave britanike, pas paraqitjes së tyre në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “British Fashion Awards”.

“The Sun” shkruan se çifti qëndroi gjatë gjithë mbrëmjes me shpinë të kthyer nga njëri-tjetri, duke u injoruar.Futbollisti 43-vjeçar e prezantoi veten te mysafirët në darkën para ceremonisë bashkë me shokun e tij Dave Gardner. Por, sjellja e tij tejet miqësore me superyllin shqiptar, Rita Ora, i ka befasuar të gjithë.

Ish-anëtarja e “Spice Girls”, Victoria Beckham, u duk e frustruar teksa Beckham ishte lëvduar nga Jack Whitehall edhe pse ajo ishte e destinuar për çmimi.

“Kemi pritur të gjithë që ata të përqafohen para ndarjes së çmimeve, por David e pati vetëm Dave në krah të tij ndërsa u ngjit në skenë”, u shpreh një burim për “The Sun”.

“Ai u shfaq mjaft i tërhequr nga Rita dhe i ka thënë se ata duhet të punojnë së bashku. Victoria dhe David ishin bashkë në ceremoni, të ulur afër njëri-tjetrit, por u ndanë për afterparty”.

Edhe gjatë verës David dhe Victoria ishin në kryetitujt, duke u spekuluar për ndarje, por përfaqësues të tyre mohuan këto zëra.

Rita Ora nuk është hera e parë që konsiderohet si shkaktare e çarjeve në çift.

Rita Ora është e njohur si sharmante, ajo ka tërhequr edhe bashkëshortë të tjerë duke nxitur xhelozi në çift.

Ajo më parë është ballafaquar edhe me akuza se ka çuar për pak drejt ndarjes Jay Z dhe Beyoncen, duke pasur një aferë me  reperin.

Të njëjta spekulime u përhapën edhe kur ajo kishte një relacion të afërt me Liam Payne, me të cilin realizoi këngë, për çka u besua se ky i fundit është ndarë nga e fejuara.