Rita Ora sjell remiksin e këngës “How to be lonely”

Rita Ora sjell remiksin e këngës “How to be lonely”

Rita Ora publikoi një tjetër version të këngës së fundit.

Rita Ora javë më parë publikoi këngën e shumëpritur “How to be lonely”, me një videoklip të realizuar në mënyrë unike.

Këngëtarja  sot solli versionin e ri të kësaj kënge, ajo publikoi remiksin e “How to be lonely”, të cilin e realizoi Möwe

Për ndryshe, Rita këto ditë po qëndron e mbyllur në shtëpi, ajo është e angazhuar me intervista e performanca nga shtëpia, ndërsa po merret edhe me pikturë.

Edhe pse këngëtarja tregoi se po e shijon këtë kohë, në mediet e huaja kanë qarkulluar lajme se fqinjët janë ankuar për të.

Më poshtë mund të dëgjoni “How to be lonely”, këngë që kësaj radhe vjen në versionin remiks.