Rita Ora uron festën me një palë çizme të denja për 28 Nëntorin

Rita Ora uron festën me një palë çizme të denja për 28 Nëntorin

Instagrami dhe Facebooki, dy rrjetet sociale me përdoruesit më të gjerë shqiptarë, u mbush me flamurin kuq e zi dhe urime për festën e 28 Nëntorit, e një urim nga Rita Ora, si çdo herë nuk do të mungonte edhe këtë vit, njofton Insajderi.

Ajo publikoi disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku theks të veçantë u jep çizmeve që ajo kishte veshur, të dekoruara me flamurin shqiptar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

“URIME DITA E FLAMURIT!!!!”, shkruan ajo ku ka bashkangjitur edhe një video teksa performon Shotën së bashku me trupën e vallëzimit kur ishte në Prishtinë. “Urime Dita e Pavarësisë”, shton ajo më tej.

Para këtij postimi, ajo kishte ndarë edhe një postim të fansave të saj, një fotografi e vjetër e saj ku është vetëm një vogëlushe veshur me një jelek me flamurin kuq e zi dhe plis të bardhë. /Insajderi.com