Rita Ora vazhdon ta paguajë rëndë shkeljen e rregullave anti-COVID

Rita Ora vazhdon ta paguajë rëndë shkeljen e rregullave anti-COVID
Burimi i fotografisë: GETTY

Në media është raportuar se Rita Ora është larguar nga dy kampanja të rëndësishme, ajo e AA dhe për kompaninë Apple, shkruan Daily Mail, transmeton Insajderi.

Këngëtarja u shfaq në reklamën e lansimit të Apple 12 Pro në nëntor të vitit që lamë pas, por kompania ndërpreu kontratën me të pas lajmeve që raportonin shkeljen e dyfishtë të rregullave COVID nga Rita Ora.

Një burim për “The Mirror” tha: “EE e mori me shumë seriozitet shkeljen e bllokimit kombëtar, dhe nuk deshi që këngëtarja të ishte fytyra e brendit”.

Pas shkeljes së bllokimit kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar, Rita Ora pagoi një gjobë prej më shumë se 10 mijë funtesh, humbi qindra mijëra ndjekës në rrjete sociale dhe shumë radio stacione vazhdojnë të bojkotojnë muzikën e saj.

Humbja e dy kontratave shumë të rëndësishme financiare tani së fundmi është ‘qershia mbi tortë’. /Insajderi.com