Rita shënon gol në ‘Stamford Bridge’ të Chelsea-t

Rita shënon gol në ‘Stamford Bridge’ të Chelsea-t

Rita Ora ka perfomuar dje në pushimin mes pjesëve në lojën e yjeve të organizuar për bamirësi nga SoccerAid.

Mbrëmë është mbajtur një event nga SoccerAid, ylli i së cilës ka qenë Rita, ku ka performuar në pushimin mes pjesëve të lojës së futbollit ku kanë luajtur shumë lojtarë të njohur të futbollit anglez.

Këngëtarja ka shfrytëzuar rastin për të gjuajtur drejt portës së një prej stadiumeve më të mëdhenj në Londër dhe foto janë fanatstike.

Rita ka ndezur atmosferën në stadium, pasi ka performuar disa prej këngëvë të sajm perfomancë kjo që është lavdëruar shumë nga të pranishmit dhe mediat angleze.

UNICEF me këtë rast ka publikuar edhe një vide të Ritës të kohës kur ajo ka bërë vizitën në vendlindjen e saj, në Kosovë.