Rita Ora dhe Taika Waititi, lidhjen e tyre e zbuluan " />

Rita zhvendoset në shtëpinë e të dashurit në Australi

Rita zhvendoset në shtëpinë e të dashurit në Australi

Rita Ora dhe Taika Waititi, lidhjen e tyre e zbuluan para pak kohësh, ndërsa tani nuk mund të rrinë larg njëri-tjetrit.

Këngëtarja është zhvendosur në shtëpinë e regjisorit 45-vjeçar në periferinë e pasur të lidjes së Sydneyt, ka raportuar ‘The Sydney Morning Herald’.

I dashuri i saj për momentin është në Sydney në përfundime të xhirimeve të pjesës së katërt të sagës “Thor”.

Kurse, Rita së fundi ka përfunduar xhirimet me spektaklin “The Voice Australia”, ku dhe ishte pjesë e programit e angazhuar si anëtare e jurisë.

Dyshja thuhej që janë në lidhje prej shumë javësh, por që nuk e zbuluan.

Çifti prej ca javësh përflitet për një lidhje por vetëm disa ditë më parë u paraqitën publikisht bashkë duke ngrënë drekë dhe paraqiteshin  shumë të lumtur krah njëri-tjetrit. /Insajderi.com