Rituali shqetësues i pashkëve – përfshihet varja dhe djegia e figurave çifute

Rituali shqetësues i pashkëve – përfshihet varja dhe djegia e figurave çifute

Një skulpturë me origjinë çifute është varur dhe djegur si pjesë e ritualeve të festës së pashkëve në Poloni, shkruan Insajderi.

Ky incident u shqua si shumë shqetësues për komunitetin hebrenj.

Kongresi botëror i hebrenjve bëri thirrje për shpifje dhe shkelje pasi një skulpturë e cila u bë në dukje të një stereotipi çifut u ul në qytetin e Polonisë për ditë të festës së pashkëve.

Shumë banorë duke përfshirë edhe fëmijë, thuhet se kanë marrë pjesë në rrahjen dhe djegien e skulpturës që e përfaqësonte Judas, personi i cili e tradhtoi Krishtin pas Testamentit të ri.

Shefi ekzekutiv i këtij kongresi , Robert Singer, kishte folur për këtë rast ku kishte shprehur shqetësimin që është krijuar në mes të hebrenjve me arritjen e këtij antisemitizmi mesjetar që kishte quar në  dhunë dhe vuajtje të paimagjinueshme./Insajderi.com