Robert Berisha i penduar, ja çfarë i thotë publikisht Nora Istrefit pas ndarjes

Robert Berisha i penduar, ja çfarë i thotë publikisht Nora Istrefit pas ndarjes

Robert Berisha shfaqet i penduar.

Ai ka bërë një deklaratë të papritur kundrejt këngëtares Nora Istrefi pas divorci, të cilës i ka kërkuar falje publikisht por ndonëse nuk ka dhënë arsye specifike kuptohet që i referohet ndarjes.

“Norës do t’i kërkoja falje njësoj si mamit. Përveç faljeve dhe falenderimeve nuk kam asgjë tjetër. Marrëdhëniet janë shumë të mira. Norës i kam borxh tërë jetën. I kam borxh si nëna e vajzës”, thotë mes të tjerash Roberi në emisionin “Shqipëria Live”.

“Njerëzit e mëdhenj dinë të kërkojnë falje. Tani do t’i kërkoja falje prindërve. Edhe pse kam bërë shumë për ta, kam punuar që 13 vjeç, prap i kërkoj falje. Babai ka qenë kompozitor, kanë pasur punë të mira dhe ato janë hequr prej pune, në vitin 1990. Unë vetëm 13 vjeç punoja. I kam ndihmuar shumë, por edhe i kam shqetësuar. S’kam pasur edhe kohë t’i vizitoj kohët e fundit. Nuk i kam takuar për shkak të izolimit, kam frikë për shëndetin e tyre.

Babain e falenderoj që më la një profesion kaq të bukur, jam dashuruar me këtë profesion e falenderoj shumë. Norës do t’i kërkoja falje njësoj si mamit. Përveç faljeve dhe falenderimeve nuk kam asgjë tjetër. Marrëdhëniet janë shumë të mira. Norës i kam borxh tërë jetën. I kam borxh si nëna e vajzës. E falenderoj që ka qenë pranë meje dhe dua t’i kërkoj falje gjithmonë asaj”, tha Roberti.

 

Review sjell fansin e flakt të Albin Kurtit