Robert Berishën apo Lorik Canën? Ja kë zgjedh këngëtarja e njohur për të kaluar një natë

Robert Berishën apo Lorik Canën? Ja kë zgjedh këngëtarja e njohur për të kaluar një natë

Këngëtarja e njohur nga Kosova Shkenda Dubova hyn në kategorinë e këngëtareve që numërojnë shumë ndjekës në llogarinë në Instagram.

Gjithnjë ajo përflitet në media për pozat e saj provokuese të cilat komentohen herë pas here edhe nga ndjekësit.

Bukuroshja është e fejuar, megjithatë, në emisionin “Mirage”, kur u pyet se me kë do e kalonte një natë, ajo nuk ka hezituar të japë një përgjigje.

Me Robert Berishën apo me Lorik Canën? Këto ishin dy opsionet që iu parashtruan.

Ndërkohë, Shkenda është përgjigjur: “Kot po them, me Lorik Canën!”

Ndërsa në vijim, teksa e pyetën për arsyen e zgjedhjes ajo refuzoi ta jepte një të tillë.