Robert Patison luan predikuesin mëkatar në filmin “The Devil All The Time”

Robert Patison luan predikuesin mëkatar në filmin “The Devil All The Time”

Ka dalë traileri i parë i filmit “The Devil All The Time”, i filmit të Netflix, me aktor kryesor Robert Pattinson dhe Tom Holland, raporton Dazed, shkruan Insajderi.

Me regji nga Antonio Campos, filmi do të shfaqet në shtator dhe është bazuar në novelën e Donald Rey Pollock, që vjen bashkë me shënimin “Disa njerëz duhet të lihen të varrosur.”

Ngjarja është e vendosur në Knockemstiff në Ohio, në kohën mes luftës së dytë botërore dhe luftës së Vietnamit. Filmi ka për karakter kryesor Arvin Russell (Tom Holland) dhe një mori karakteresh që e konfrontojnë përderisa ai lufton forcat e këqija që e kërcënojnë atë dhe familjen e tij. Këtu përfshihet edhe predikuesi mëkatar i luajtur nga Pattison.

“Ishte një libër i vështirë për të u adaptuar sepse kishte shumë gjëra që na pëlqenin,” tha Campos.

“Jam fans i madh i historive gotike jugore dhe noir-it, prandaj kjo ishte si një lloj martese mes të dyjave.”

Netflix do të lansojë “The Devil All The Time” më 16 shtator./Insajderi.com