Robert Pattinson luan vampirin emocional në performancën për ‘3am’ nga HAIM

Robert Pattinson luan vampirin emocional në performancën për ‘3am’ nga HAIM

“3 e mëngjesit” e HAIM, një këngë e ciklit Women in Music Pt. III, hapet me një mesazh të dërguar natën vonë nga një djalë që ato e quajnë një “vampir emocional”, në një performancë të fundit të këngës në Late Night me Seth Meyers -.

Kush më mirë mund të luante atë pjesë, sesa Robert Pattinson i cili, nuk duhet të harrojmë që, u bë me famë si një vampir me lëkurë të ndritshme përpara se të luante në filma arthouse si The Lighthouse dhe Claire Denis’s High Life, dhe së fundmi The Devil All The Time?

Në një intervistë të transmetuar krahas performancës, HAIM shpjegon se si ata përfunduan duke zgjedhur aktorin në atë rol, ku Robert thërret në 3 të mëngjesit në FaceTime.

Regjisori Paul Thomas Anderson gjithashtu ka punuar ngushtë me HAIM gjatë viteve, duke drejtuar video të shumta për albumin më të fundit të grupit. Në fillim të këtij viti, Alana Haim u pa gjithashtu në sheshin e filmit të ardhshëm të Anderson.

Shikoni më poshtë interpretimin e “3 të mëngjesit” të HAIM me një intro speciale nga Robert Pattinson./Insajderi.com

Burimi: Dazed