Roberti ankohet për Norën

Roberti ankohet për Norën

Ndonëse e cilësoi si lulen me aromën më të mirë, Robert Berisha nuk ngurron të ankohet për Nora Istrefin. I ftuar në emisionin “E diell”, Roberti pohoi se i urren vonesat e saj. “3 orë ëhtë vonuar Nora në ditën tonë të dasmës dhe vetëm prej saj ka zgjatur deri në orën 5 të mëngjesit”-u shpreh ai me humor.

Roberti përmendi gjithashtu qetësinë e Norës, si një karakteristikë të sajën që i shkakton pasiguri. Për ta konkretizuar me një shembull, muzikanti kujtoi fillimet e njohjes, që sipas tij zgjatën pak a shumë gjashtë muaj, pikërisht në sajë të tipit të qetë të Norës dhe pasigurisë së shkaktuar tek ai.