Roma i jep lamtumirën Tottit me fitore dramatike

Roma i jep lamtumirën Tottit me fitore dramatike

Kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti, është përshëndetur nga klubi pas 24 vjetësh, me fitoren 3 me 2 ndaj Genoas në xhiron e fundit të këtij sezoni në Serie A.

Për Romën, shënuan Edin Xheko dy herë dhe Diego Perotti. Pellegrini dhe Lazovic shënuan golat për Genoan.

Roma mbyll sezonin në pozitën e dytë dhe shkon direkt në Ligën e Kampionëve, me 87 pikë të grumbulluara. Një më pak ka Napoli që shkon në kualifikime.