Roma nuk shkon më shumë se një barazim në sfidën ndaj Inter

Roma nuk shkon më shumë se një barazim në sfidën ndaj Inter

Është mbyllur në barazim 2-2 ndeshja mes Romës dhe Interit, e vlefshme për javën e 17-të në Serie A, njofton Insajderi.

Nga kjo ndeshje mund të thuhet se fitimtar doli Milani, pasi si Roma ashtu dhe Interi ishin ndjekësit e ‘kuqezinjve’ në kampionat.

‘Verdhekuqtë’ e gjetën shumë shpejt golin e avantazhit, teksa Pelegrini lë të shtangur Handanoviçin në minutën e 17-të, me një gjuajtje të bukur nga jashtë zone. Pas kësaj Interi u mundua të reagonte, por pa sukses.

Pjesa e dytë nisi ndryshe për ‘zikaltrit’, të cilët gjetën dy herë rrjetën brenda pak minutave, duke përmbysur rezultatin. Fillimisht ishte Milan Skrinjar në minutën e 56-të që shënoi me kokë, ndërsa shtatë minuta më vonë Hakimi përmbysi gjithçka me një goditje me të majtën.

Pas përmbysjes ‘ziklatrit’ u tërhoqën në mbrojtje dhe nga kjo përfitoi Roma, që tentoi disa herë për të gjetur golin e barazimit, i cili do të binte në 86-tën, kur Mancini shënoi me kokë, pas një krosimi perfekt nga mesfushori spanjoll Villar.

Me këtë barazim Interi mbetet në vendin e dytë me 37 pikë, tre më pak se Milani kryesues dhe tre më shumë se Roma e vendit të tretë. /Insajderi.com