Roma vs Cluj, formacionet zyrtare, starton Kumbulla

Roma vs Cluj, formacionet zyrtare, starton Kumbulla

Skuadra italiane Roma, sonte me fillim nga ora 18:55 pret në shtëpi skuadrën rumune, CFR Cluj, ndërsa pak çaste para fillimit të takimit, dy trajnerët kanë bërë publik formacionet e tyre, njofton Insajderi.

Ndeshja është e vlefshme për raundin e tretë të grupit A në Ligën e Evropës, ndërsa të dyja skuadrat kanë nga katër pikë të tubuara pas dy ndeshjeve.

Fonseca do të luajë me formacionin 3-4-2-1, me Lopez, Fazio, Ibanez, Kumbulla, Peres, Spinazzola, Veretout, Cristante, Villar, Mkhitaryan, Mayoral.

Në anën tjetër, Petrescu përgjigjet me skemën 4-2-3-1, me Balgraden, Susic, Manea, Ciobotariu, Camora, Hoban, Deac, Itu, Djkovic, Rondon, Debeljuh. /Insajderi.com