Roma vs Young Boys, formacionet zyrtare

Roma vs Young Boys, formacionet zyrtare

Sonte (e enjte), Roma me fillim nga ora 21:00, në “Olimpico”, pret mysafirët e Young Boys, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë në grupin A të Ligës së Evropës, njofton Insajderi.

Në këtë përballje, ekipi i Fonseca-s do të ketë disa mungesa siç është e ajo e Zaniolo-s dhe Pastore-s.

Me një fitore eventuale në këtë takim, Roma edhe matematikisht siguron pozitën e parë në grup, pasi kalimin në raundin tjetër e ka siguruar para kësaj sfide.

Të dy trajnerët, para fillimit të ndeshjes, kanë bërë publike formacionet e ndeshjes.

Roma (3-4-2-1): Pau Lopez; Ibanez, Cristante, Jesus; Bruno Peres, Villar, Diawara, Calafiori; Pedro, Perez; Mayoral.

Në anën tjetër, ekipi nga Berni paraqitet me  (4-3-3): von Ballmoos; Hefti, Camara, Lefort, Zesiger; Rieder, Aebischer, Garcia; Fassnacht, Ngamaleu, Nsamé.

Aktualisht Roma kryeson grupin A me 10 pikë, ndërsa Young Boys ka tre pikë më pak dhe ndodhet në vendin e dytë në grup. /Insajderi.com