Roma zhgënjen, fitojnë Arsenal dhe Napoli

Roma zhgënjen, fitojnë Arsenal dhe Napoli

Janë zhvilluar ndeshjet e dyta në grupet e Europa Ligës, ku favoritët kanë shënuar fitore të pritura, përveç Romës që barazoi si vendas kundër CSKA Sofies, njofton Insajderi.

Në grupin A, Roma ka luajtuar pa gola kundër mysafirëve nga Bullgaria. Me këtë pikë, italianët kanë tubuar katër pikë pas dy ndeshjeve.

Në grupin B, Arsenal ka shënuar fitore 3:0 kundër Dundalk. Pjesa e parë u mbyll me dy gola epërsi për londinezët të shënuar nga Nketiah dhe Willock, ndërsa golin e tretë e shënoi në pjesën e dytë sulmuesi francez, Nicolas Pepe. Pas dy ndeshjeve, Arsenal kryeson grupin me pikë të plota.

Në grupin F, Napoli ka shënuar fitore si mysafir ndaj spanjollëve të Real Sociedad, me golin e shënuar nga Matteo Politano në minutën e 56’ të ndeshjes. Napoli arkëton pikët e para në Europa Ligë, pasi ndeshjen e parë kishin humbur në “San Paolo” kundër AZ Alkmar. /Insajderi.com