Rona Nishliu është bërë nënë

Rona Nishliu është bërë nënë

Këngëtarja e njohur Rona Nishliu, është bërë nënë për herë të parë.

Njoftimi është dhënë nga vet këngëtarja sot në një postim në Instagram.

“Ndjenja më përmbushëse dhe më kuptimplotë deri më sot! Më 19.07.2019, në duart tona erdhi Noa. Gjithë këto ditë nuk po gjej fjalët e duhura që të shpreh gëzimin tim për bekimin më të rëndësishëm në jetë”, shkroi Rona.

Ajo falënderoi të gjithë për urimet, kujdesin dhe dashurinë që kanë treguar ndaj saj dhe vogëlushes.