
Ndeshja ndaj Sevillas sonte do të jetë shumë e rëndësishme për Real Madridin dhe Cristiano Ronaldon
Real Madrid sonte do të ketë finalen e parë nga tre të mbeturat në La Liga, kur në Santiago Bernabeu do të pres skuadrën e Sevillas.
Skuadra e Zinedine Zidane sote ka nevojë vetëm për fitore, për të mbajtur shpresat gjallë për titullin e Ligës, të cilin skuadra e tij për herë të fundit e kishte fituar në vitin 2012.
Por, kjo ndeshje rëndësi të veçantë ka edhe për një rekord të Real Madridi, e cila në rast ët fitores mund të bëhet skuadra e parë që shënon në 62 ndeshje radhazi në të gjitha golat, rekord të cilin e mbante Bayern Munich me 61 ndeshje.
Ndërsa në anën tjetër, Cristiano Ronaldo pikërisht ndaj Sevillas sonte mund të shënoi golin e 400 me Real Madridin, ani se skuadra spanjolle tashmë e ka uruar për këtë sukses, por sipas La Ligas një gol ndaj Real Sociedadit i llogaritet Pepes.
Ndeshja e sontme ndërmjet Realit dhe Sevillas do të zhvillohet nga ora 20:00.