“Ronaldo e meritoi Topin e Artë para Messit, do ta kishte fituar nëse do të ishte në Madrid”

“Ronaldo e meritoi Topin e Artë para Messit, do ta kishte fituar nëse do të ishte në Madrid”

Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes, vazhdon të flasë në media për ‘Topin e Artë’, çmim që e fitoi Lionel Messi në fillim të dhjetorit.

Lionel Messi u shpall për herë të gjashtë më i miri në botë, duke fituar Topin e Artë për ta mposhtur Cristiano Ronaldon dhe Virgil Van Dijkun.

Me këtë assesi të pajtohen ata që e duan Ronaldon dhe agjenti i lojtarit, Jorge Mendes.

“Ishte e padrejtë. Cristiano Ronaldo do ta kishte fituar ‘Topin e Artë’ nëse do të ishte në Real Madrid”, u shpreh Mendes.

“Është e padrejtë që Messi e fitoi. Ronaldo madje e ka fituar edhe UEFA Nations League, por jeta është kështu”.

Sipas tij, Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë.