Ronaldo i largon të gjitha veturat nga Torino – A është duke u përshëndetur portugezi me Juventusin?

Ronaldo i largon të gjitha veturat nga Torino – A është duke u përshëndetur portugezi me Juventusin?

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo, i ka larguar të gjitha veturat personale nga garazhi që kishte në Torino, dukë i shtuar thashethemet për një largim të mundshëm nga Juventuesi këtë verë, shkruan Insajderi.

E ëma e tij, Dolores Aveiro, ka thënë ditë më parë se do të bëjë përpjekje për ta bindur 36-vjeçarin të rikthehet në Lisbonë gjatë verës, por menaxheri i tij, Jorde Mendes, ka mohuar se portugezi do të rikthehet në atdhe.

Sipas një videoje të publikuar nga gazeta italiane ‘Sempre Calcio’, Ronaldo i ka ngarkuar supermakinat e veta në një kamion.

Mbërritja e këtyre makinave në Torino më 2018 ishte shenjë e madhe për kalimin e portugezit në Juventus dhe fakti se ato makina tani po largohen në Torino mund të nënkuptojë se ai po largohet nga Serie A./Insajderi.com