Ronaldo i pakënaqur me ardhjen e Allegrit

Ronaldo i pakënaqur me ardhjen e Allegrit

Ardhja e Masimiliano Allegrit te Juventusi  nuk i ka gëzuar të gjithë lojtarët e “Zonjës së Vjetër”, përfshirë kryesorin e tyre, Cristiano Ronaldon, njofton Insajderi.

Sipas Gazzeta dello sport, “Ronaldo nuk është i kënaqur me kthimin e teknikut Italian”.

Agjenti i tij, Jorge Mendes është duke shqyrtuar mundësinë e largimit të 36 vjeçarit i cili së shpejti pritet të fillojë kontaktet me Paris Saint-Germain.

Largimi eventual i sulmuesit portugez ishte përfolur edhe nëse Juventusi nuk arrin të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

Ronaldo zhvilloi një sezon fantastik personal në Itali duke i prirë listës së golashënuesve të Serie A, me plotë 29 gola.

Arriti që me Juventuesin ta fitojë Kupën e Italisë, por jo edhe kampionatin italian – të cilin e humbi pas gati një dekadë. /Insajderi.com