
Cristiano Ronaldo ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe do të mungojë në ndeshjen që Portugalia do ta luajë kundër Suedisë të mërkurën në Ligën e Kombeve, njofton Insajderi.
Lojtari i Juventus-it “është mirë, pa simptoma, dhe në izolim”, është thënë në një komunikatë nga Federata e Futbollit Portugez.
E gjithë pjesa tjetër e kombëtares së Portugalisë janë testuar dhe kanë dalur negative dhe janë gati për ndeshjen që do të zhvillohet në Lisbonë./Insajderi.com