Ronaldo “kërcënon” Juven, 13 gola në 4 javë

Ronaldo “kërcënon” Juven, 13 gola në 4 javë

Juventusi është i paralajmëruar. Kur mbeten edhe pak javë nga finalja e Championsit që do të luhet  në Kardif mes bardhezinjëve dhe Realit të Madridit, Los Blancos mund të krenohen me formën e mrekullueshme të Kristiano Ronaldos.

Fituesi i “Topit të Artë” po kalon një moment vërtetë të artë me Ronaldon që është duke udhëhequr Realin drejt një fundi sezoni fantastik me golat dhe paraqitjet e tij në fushë. Ky i dy muajve të fundit është ndoshta Kristiano më i mirë i të gjitha kohërave. Në moshën 32-vjecare, CR7, po shfaqet më deciziv se kurrë për Los Blancos që synojnë ta mbyllin sezonin me dy trofe La Ligan dhe Championsin.

Në Vigo ndaj Seltës, Ronaldo shënoi një dygolësh për ta afruar skuadrën e Zidane gjithnjë e më shumë me fitimin e titullit kampion. Vetëm në muajin e fundit, 4-herë fituesi i Topit të Artë, ka realizuar plot 13 gola. Mes viktimave rë preferuara të CR7-tës, janë edhe Bayern i Mynihut dhe Atletico e Madridit.

Pas një fillimi jo shumë pozitiv të sezonit, Kristiano ka shpërthyer në momentin më të rëndësishëm për tu treguar të gjithëve se kush është dhe se i meriton, 4 Topat e Artë që ka fituar në karrierë, përcjell gazeta-shqip.

Përballë mbrojtjes së Juventusit as një si ai sdo ta ketë të thjeshtë, por në një Ronaldo në formë të tillë, e sigurtë është që Reali do të ketë më shumë shanse për të triumfuar në Cardiff.