Ronaldo mund t’i bashkohet PSG-së, fillojnë bisedimet mes dy palëve

Ronaldo mund t’i bashkohet PSG-së, fillojnë bisedimet mes dy palëve

Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Juventusi pas tri viteve në klub, trasmeton Insajderi.

Kjo pasi sulmuesi portugez nuk është i kënaqur me aventurën e tij në Itali, pasi nuk arriti të fitojë Ligën e Kampionëve.

Ardhja e Masimilano Allegrit në stolin e bardh e zinjëve duket se i ka shtuar pakënaqësitë portugezit.

Siç raporton gazeta spanjolle “AS”, bisedimet mes PSG-së dhe përfaqësuesit e Ronaldos veç kanë nisur.

Gjigandi francez prej kohësh është duke e menduar transferimin e 36 vjeçarit në “Parc des Princes”.

Fituesi i pesë herë topit të artë përkundër vështirësive te skuadra e tij këtë sezon ka arritur të shënoi 36 gola në 44 paraqitje për “Zonjën e Vjetër”./insajderi.com