Ronaldo: Një pikë ndaj Romës, e rëndësishëm në fund të kampionatit

Ronaldo: Një pikë ndaj Romës, e rëndësishëm në fund të kampionatit

Sulmuesi portugez i Juventus, Cristiano Ronaldo, pas ndeshjes së mbrëmshme kundër Romës, në kuadër të gjiros së dytë në Serie A, tha se barazimi ndaj Romës 2:2, dhe një pikë e fituar nga ky duel i vështirë, mund të jetë vendimtar në fund të kampionatit në Itali, njofton Insajderi.

Portugezi, shënoi hy herë në këtë takim, një herë nga penalltia e një herë tjetër me kokë, për t’i bërë të “pa vlefshëm”, dy golat e  shënuar nga anan tjetër e mesfushorit francez të Romës, Jordan Veretout.

“Mendoj se është një pikë e fituar. U bë situatë e komplikuar, ne u kthyem në lojë, edhe pas kartonit të kuq, prandaj deri në fund të sezoni, kjo mund të jetë një pikë e rëndësishme”, tha Ronaldo.

“Jemi në fillim të sezonit, kemi trajner të ri, ide të reja, por skuadra po angazhohet mjaft, është entuziaste dhe shoh një të ardhme të ndritshme për ne”.

“Ajo që po shohim është se skuadra është lumtur dhe punon me buzëqeshje”, ka deklaruar Ronaldo për Sky Sport Italia. /Insajderi.com