Ronaldo refuzon transferimin e Luis Suarez në Juventus

Ronaldo refuzon transferimin e Luis Suarez në Juventus

Sulmuesi portugez, ka kërkuar përforcime nga drejtuesit e Juventus-it, në mënyrë që ekipi nga Torino të luftojë për trofeun e Ligës së Kampionëve, raporton portali Junipersports.com, transmeton Insajderi.

Cristiano Ronaldo ka refuzuar transferimin e Luis Suarez nga Barcelona, duke thënë se sulmuesi boshnjak i Romës, Edin Dzeko, do të përshtatet më mirë në Torino.

Edhe Roma nuk do të ndal transferimin e Dzekos në Juventus, por pasi të mbyllë marrëveshjen me sulmuesin polak të Napolit, Arkadiusz Milik.

Nga transferimi i Dzekos në Torino, Roma do të përfitojë 15 milionë euro, ndërsa boshnjaku do të fitoj 8 milionë euro në sezon. /Insajderi.com