“Ronaldos i është vjedhur Topi i Artë”

“Ronaldos i është vjedhur Topi i Artë”

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, beson që Luka Modric vitin e kaluar ia ka ‘vjedhur’ Topin e Artë bashkëlojtarit të tij, Crisitano Ronaldo.

Në vitin 2018, kroati fitoi Topin e Artë duke e ndaluar portugezin për tu bërë lojtari më i mirë në botë për të gjashtën herë.

Këtë gjë mbrëmë e arriti ylli i Barcelonës, Lionel Messi, i cili njëkohësisht shënoi historinë duke u bërë lojtari i vetëm që ka fituar gjashtë herë Topin e Artë në histori të futbollit.

Italiani beson që Reali vendosi që Ronaldo të mos e fitojë Topin e Artë.

“Është në rregull Messi fitoi Topin e Artë këtë vit. Vjedhësi i vërtetë ishte vitin e kaluar. Real Madrid vendosi që Cristiano të mos e fitojë Topin e Artë. Ishte vërtetë e çuditshme”, tha Chiellini në ceremoninë Gran Gala del Calcio të çmimeve në Itali, ku ai dhe Ronaldo fituan çmime në kategoritë e tyre.