Rouhani: Irani nuk do të luftojë kundër asnjë kombi

Irani nuk do të luftojë kundër asnjë vendi, ka deklaruar sot kryetari i këtij vendi Hassan Rouhani, në ditë pasi SHBA kanë paralajmëruar vendosjen e ushtarëve shtesë në Lindjen e Afërt në mes të tensioneve në rritje në marrëdhëniet në mes të Teheranit dhe Uashingtonit, lajmëron Reuters.

Rouhani: Irani nuk do të luftojë kundër asnjë kombi

“Përkundër gjithë përpjekjeve të amerikanëve në rajon dhe dëshirës së tyre t’i ndërpresin lidhjet tona me gjithë botën dhe dëshirës së tyre ta mbajnë Iranin në izolim, ato do të jenë të pasuksesshme”, ka shtuar Rouhani në një fjalim i cili është transmetuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të mbrojtjes së SHBA Patrick Shanahan ka paralajmëruar se në Lindje të Afërt do të vendosen edhe 1.000 trupa shtesë me qëllime mbrojtëse, duke pretenduar se ekziston brenga për shkak të kërcënimit nga ana e Iranit./Insajderi.com.