Rozana Radi flet pas plaçkitjes së dyqanit të saj – çfarë ndodhi me hajdutin minoren?

Rozana Radi flet pas plaçkitjes së dyqanit të saj – çfarë ndodhi me hajdutin minoren?

Në një postim tashmë të fshirë nga llogaria e saj në Instagram, Rozana Radi kishte publikuar disa video-pamje të kapura nga kamerat e sigurisë, të një të mituri i cili vodhi para nga arka e dyqanit të saj, njofton Insajderi.

Postimet e këtyre pamjeve, kishin marrë reagime të ndryshme – ku disa edhe mbronin hajdutin e mitur, duke kritikuar këngëtaren për ekspozimin që i bëri.

Ditën e sotme, Rozana ishte e ftuar në emisionin “You&Me” me Julka Gramon, ku përveçse i është përgjigjur kritikave të ndjekësve – sërish-  për publikimin e videos, ka treguar dhe se çfarë ka ndodhur me djalin që plaçkiti dyqanin e saj.

Këngëtarja është siguruar që të denoncojë rastin në polici, dhe kërkon që të gjenden autorët e krimit.

“Presim të marrë dënimin e merituar. Unë mendoj se qeveria dhe shteti duhet të bëjë diçka për këta fëmijë nëse janë minorenë dhe për njerëzit që i rekrutojnë që të marrin dënimin maksimal”.

Radi thekson se këta fëmijë duhet të kenë vëmendjen e familjes, në mos jo të familjes, shteti është përgjegjës për kujdesin e tyre.

“Shteti duhet ta fillojë që nga prindërimi i tyre dhe si rriten e edukohen këta fëmijë. Unë kam patur fatin të rritem nga 2 prindër të mrekullueshëm, të cilët edhe pse nuk kanë patur (mundësi) në kohën e tyre, më shkolluan dhe më bënë këtë që jam sot. Mendoj që nesër nëse bëhem nënë, do ja heq vetes time dhe do ja jap fëmijës sim. Nuk kam çfarë t’i them më tepër. Tashmë fëmija i ka kthyer shpinën, nuk ke çfarë t’i bësh më”. /Insajderi.com