Rozana Radi: Kam humbur shumë kohë duke u përpjekur të jem e drejtë me ata që nuk kanë qenë me mua, mendoja që gabimi isha unë

Rozana Radi: Kam humbur shumë kohë duke u përpjekur të jem e drejtë me ata që nuk kanë qenë me mua, mendoja që gabimi isha unë

Këngëtarja shqiptare, Rozana Radi shquhet si një prej artisteve më inspiruese kur vjen fjala tek të pranuarit vetveten ashtu siç je.

E këtë të diele, kjo e fundit ka nxjerrë në llogarinë e saj në “Instagram” një imazh ku shihet vet ajo dhe një shkrimi i cili mbulon gjysmën e fotografisë, shkruan Insjaderi.

MOS E HUMBISNI >  Ledri apo Getoari- Kë zgjedh Skivi?

Këngëtarja duket të jetë lodhur nga çasja e saj e drejtë ndaj personave të cilët thotë të mos kenë qenë të tillë ndaj saj.

Kam humbur shumë kohë duke u përpjekur të jem e drejtë me ata/ato që nuk kanë qenë me mua! Mendoja që gabimi isha unë dhe kisha harruar respektin për veten dhe buzëqeshjen. Vetëm pasqyrës dhe vetes nuk i fshihemi dot! Sot i qesha në fytyrë “gabimeve” të mia. Njerëzit e zgjuar duhet të mësojnë nga gabimet e të tjerëve s’duhet t’i bëjë vet ato.” – është mbishkrimi në fotografinë e publikuar nga Rozana.

© Rozana Radi [instagram]

Këngëtarja me këtë imazh ka dhënë mesazhin se nuk ka qenë në ditë të mira, ndonëse me rastin e tërmetit në Shqipëri ka qenë një prej artisteve më aktive për t’u dal virtualisht në ndihmë të prekurve nga kjo ngjarje.

“Ma thuaj ti” mbanë titullin kënga e saj e cila ka arritur të grumbullojë me miliona shikime në YouTube. / © Insajderi /

Review | Nga Skills tek Babastars në solo

Review | Nga Skills tek Babastars në solo

Gepostet von Review am Samstag, 7. Dezember 2019