Rrah gruan e fëmijët nën ndikim të alkoolit, arrestohet

Rrah gruan e fëmijët nën ndikim të alkoolit, arrestohet

Një persona është arrestuar pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij në Han të Elezit.

I dyshuari në kohën kur e kishte kryer sulin dyshohet të ketë qenë nën ndikimin e alkoolit, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Me vendim të Prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa rasti vazhdon të hetohet.