Rrahën babë e djalë mes vete

Rrahën babë e djalë mes vete

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën ka arrestuar dy persona, babë e djalë, si të dyshuar për rrahje në mes vete në fshatin Baloc të Podujevës, përcjell Insajderi.

Sipas policisë, deri të rrahja ka ardhur pas një mosmarrëveshje në mes tyre, ku si pasojë të dy kanë pësuar lëndime trupore.

Të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Fsh. Baloc, Podujevë 27.04.2021 – 01:55. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e djalë), pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia./Insajderi.com