Rrahen dy persona për një gyp të kanalizimit në Obiliq

Rrahen dy persona për një gyp të kanalizimit në Obiliq

Janë arrestuar dy persona pasi që pas një mosmarrëveshje për vendosjen e një gypi të kanalizimit janë konfrontuar fizikisht në mes vete. Rasti ka ndodhur në Obiliq, bënë të ditur Policia e Kosovës.

Siça ka njoftuar policia, në këtë përleshje është përfshirë edhe vëllai i njërit prej të dyshuarve.

Me vendim të prokurorit kujdestar dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt.