Rrahim Hashimi shpallet i pafajshëm – thotë se procesi gjyqësor ndaj tij ishte tendencioz

Rrahim Hashimi shpallet i pafajshëm – thotë se procesi gjyqësor ndaj tij ishte tendencioz

Është shpallur i pa fajshëm pas tri viteve proces gjyqësor e disa muaj në paraburgim, afaristi i njohur dhe njëherit dhe anëtari i njohur i Partisë Demokratike të Kosovës, RrahIm Hashimi, njofton Insajderi.

“Unë besoj në drejtësi” është titulluar krejt revolta e tij pas një procesi të stërgjatë dhe të mundimshëm gjyqësor, e ku në fund doli i pafajshëm.

Në profilin e tij në Facebook, Hashimi është shprehur se “pas tri viteve e gjysmë shantazhe, malteretime e linçime publike, më në fund drejtësia triumfoi”.

Hashimi tutje ka thënë se “në cilësinë e të dyshuarit të  zyrtarit të Drejtorisë për Siguri Kombëtare, si dhe koordinatorit të AKP-së dhe aksionarit të Bankës Ekonomike, është mbajtur në paraburgim nëntë muaj, e sipas të cilit ky proces ishte i montuar dhe me tendencë ndaj tij”.

Më pas, ai ka thënë se “është duke u përgatitur që të kërkojë dëmshpërblim për prishjen e imazhit të tij”.

Rrahim Hashimi është akuzuar për ryshfet, ku si dëshmi lidhur më këtë akuzë ishte publikuar një vido ku supozohej se ai shihej duke marrë para nga një person tjetër.

I kontaktuar nga gazeta Online Insajdri, Hashimi ka thënë se “vido e publikuar me të cilën është akuzuar ai,  është dëshmuar nga një institut serioz zviceran që ka qenë e montuar”./Insajderi.com