
Tre persona janë arrestuar në Pejë pasi të njejtit kanë rrahur dhe goditë me mjete të forta familjarin e tyre shkruan Insajderi.
Policia njofton se nga njëri prej të dyshuarve janë konfiskuar dy sëpata të cilat dyshohet se ishin përdorë në rast dhe një veturë.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptar të cilët pas një mosmarrëveshje kanë rrahur dhe goditë me mjete të forta familjarin e tyre viktimën mashkull K/Shqiptar i cili ende nuk është takuar nga policia dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tre të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njësitet policore janë duke e hetuar rastin. /Insajderi.com